Vendosni fjalën kyçe....

Nëse makina ju ka ngecur në borë mos u dorëzoni, s’dihet nga vjen ndihma (Video)


Një video e çuditshme që tregon një deve që tërheq një makinë të bllokuar nga dëbora në një rrugë në Rusi është shpërndarë në rrjetet sociale duke u bërë virale.

Kur makina juaj jashtë-rruge 4×4 ngec në dimrin e ashpër, mund të nxirreni nga dëbora me anë të një traktori, por nëse nuk gjendjet një i tillë atëherë mund të shpresoni që aty pranë të ndodhet ndonjë fermer me deve, siç ndodh në videon e mëposhtme.

Kafsha e kontrolluar nga pronari i saj, arrin në përpjekjen e tretë që ta nxjerrë makinën nga dëbora, teksa në sfond dëgjohen zëra që thërrasin nga gëzimi.

Skena surreale u xhirua jashtë qytetit të Saratovit, 836 km në juglindje të Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *