Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Basha i ka mbyllur aparatin e oksigjenit Ramës


Monika Kryemadhi,  ka deklaruar se për opozitën, koha e fjalëve ka mbaruar dhe se duhet aksion politik i koordinuar për të larguar Ramën.

Më tej Kryemadhi ka shtuar se me takimet e fundit Basha e ka lënë pa oksigjen Ramës.

Koha e fjalëve ka mbaruar. Mua më ka bërë përshtypje, jam personazh i sinqertë dhe i hapur. Emocioni që kam ndierë, kur Basha ka qenë në Durrës, i thotë qytetarëve, ‘sa shumë veta qenkeni’ dhe njerëzit i thanë, ‘ kemi kohë që të presim’.Kemi një Lul Bashë, që del dhe flet me njerëzit.

Koha e fjalëve ka mbaruar, sepse opozita i ka ezauruar të gjithë etapat, parlamentin, amandemantet.
Rrethimi i Ramës, vjen me izolimin ndërkombëtar. Sa nisje bëje protest kishe deklarata të ambasdave mos dilni, kishe para për lobime, që ka paguar 200 milionë euro vetëm për lobim.
Pastaj vjen rrethimi nga popullin shqiptar, Edi Rama nuk ka parë gjë akoma.
Edi Rama, është pa oksigjen, jeton me korent me aparat. Lul Basha ja ka fikur aparatin Edi Ramës”-
u shpreh Monika Kryemadhi në emisionin “Të Paekspozuarit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *