Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump zbulon datën e takimit të dytë me Kim Jong Un


Presidenti amerikan Donald Trump, po planifikon takimin e tij të dytë me liderin  e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Trump lajmëroi dje se ky takim do të zhvillohej në Vietnam në 27-28 shkurt, shkruan RT.

“Marrëdhënia ime me Kim Jong-un është e mirë …. Pengjet tona kanë ardhur në shtëpi. Testimi bërthamor ka ndalur. Dhe nuk ka pasur një lançim të raketave në më shumë se 15 muaj”, tha Trump në fjalimin e tij, duke kërkuar meritat e tij për përparimin e procesit të paqes në gadishullin Korean.

“Po të mos isha zgjedhur unë president i Shteteve të Bashkuara, tani sipas mendimit tim, do të ishim në një luftë të madhe me Korenë e Veriut”, tha Trump.

Trump dhe Kim zhvilluan një takim historik në Singapor qershorin e kaluar, në të cilin Koreja e Veriut ra dakord të çmontonte programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve që kanë dëmtuar ekonominë e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *