Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti pëson dëmtimin e tmerrshëm në fushë (FOTO/VIDEO)


Lojtari i Reading në Angli, Nelson Oliviera ka pësuar një incident të tmerrshëm ditën e djeshme në fushë, gjatë ndeshjes kundër Aston Villa.

Lojtari i Aston Villa-s Tyrone Mings, jo vetëm që i futi një stërkëmbësh portugezait, por kur iu rrëzua nën këmbë ai e shkeli në fytyrë me takat e tij të sportit.

Arbitri nuk e ndali lojën por Mings ku pa fytyrën e portugezit të mbuluar me gjak, la lojën në mënyrë që ai të merrte ndihmën e duhur nga mjekët.

Oliviera kishte pësuar prerje të mëdha në fytyrë, ndërsa pritet të qëndrojë për pak kohë jashtë fushave.

Mings më vonë shkroi në Twitter për të kërkuar falje: “Absolutisht më pëlqeu që vesha uniformën e re sot dhe ndihesha mbi hënë! Por ndjej keqardhje për Oliveira-n,unë shpresoj që ai të jetë në rregull”.

“Daily Mail” shkruan se Mings sapo kishte nënshkruar kontratë me Aston Villa dhe ishte ndeshja e tij e parë me skuadrën.