Vendosni fjalën kyçe....

Nuk i shkuan në takim, Shahini mërzitet me studentët e Shkodrës


Ditën e sotme Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, kishte programuar një takim me studentët e Shkodrës, por ky takim është anuluar prej këtyre të fundit pak para nisjes.

Në një reagim në Twitter ajo ka sqaruar se takimi është anuluar nga studentët sepse ata e kishin kërkuar pa prani të mediave, e ndërsa ambienti ku do të zhvillohej ky takim, ishte mbushur me kamera e gazetarë.

Takimi i lajmëruar ishte pranuar nga Ministrja për tu zhvilluar pa praninë e mediave por duke qenë se mediat kanë qenë në takim kjo gjë nuk është pranuar nga Shahini, e detyroi  të mos qëndronin në sallë pa mediat. 

Ky ka qenë shkaku që ka detyruar ministren të lë takimin. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetinme kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, ka shkruar ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *