Vendosni fjalën kyçe....

U shpartalluan 4-0, trajneri i Çelsit mban lojtarët në fushë një orë pas ndeshjes


Pas humbjes së papritur ndaj Bournemouth-it, trajneri i Chelsea, Sarri, i ka mbajtur lojtarët për një orë me radhë në bankinë, bashkë me asisentët e ekipit, duke i pyetur një për një për humbjen.

Tekniku italian kërkoi nga të gjithë një shpjegim pas humbjes së turpshme 4-0 në kampoionat, më e thella që prej vitit 1996.

“Më duhet ta kuptoja këtë. Duhet të flisja me secilin lojtar që ishte në fushë për atë që ndodhi. Nuk luajtëm si ekip, por si individë. Kam shumë respekt për trajnerin e ekipit kundërshtar dhe për lojtarët e tyre por nuk mund të humbësh me rezultatin 4-0 ndaj tyre.” – tha Sarri në konferencë për shtyp.

Pas kësaj humbjeje, Chelsea ka rrëshqitur në vendin e pestë të renditjes, duke i ndërlikuar jo pak pozitat për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen, duke qenë se gara është e gjatë dhe rivalët të shumtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *