Vendosni fjalën kyçe....

“Ku e keni Ramën, apo i mbaroi pluhuri” – Basha kërkon qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme


Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i PD-së, Basha, tha se seanca nuk mund të vazhdonte pa ardhjen në sallë të kryeministrit Rama, i cili duhet të jepte llogari për përgjimet e Zërit të Amerikës, ku flitet për blerjen dhe vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Dje Zëri i Amerikës ka treguar që jeni hajdutët e votave dhe shqiptarëve. Keni treguar se veproni si bandë kriminale, ju hani e pini me kriminelët duke filluar nga ky i pari. Flisni këtu për kod etike, keni marrë Shqipërinë peng, keni marrë këtë parlament peng.

Ju vidhnit për kryehajdutin dhe kryehajduti nuk vjen. E di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017-ën. E morët me pazaret që keni bërë me krimin. Kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të mendosh për shqiptarët. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për banorët e Tiranës, as të Astirit. Nëse mendoni se mund ta shtyni kështu e keni gabim. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë jo një parlament kukull të krimit. Nuk është i juaji ky parlament, as i kriminelëve me të cilët bëni pazar. Është i popullit, thirrini mendjes. Tik-Tak po afron ora.” – tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se Partia Demokratike ka 5 vjet që denoncon skandalet dhe aferat e qeverisë Rama dhe tani ato po dalin edhe në media.

Ndërsa tha se qeveria Rama ka bashkëpunuar me krimin dhe është në qeverisje me të.“Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. Kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë këtu.

Nuk e mbajnë këmbët, nervat, s’ka marrë ilace, apo i ka mbaruar pluhuri. Nuk e di. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë. Kemi deputetë që skanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *