Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e re e zjarrit që shkrumboi pallatin te “Farmacia 10”


Është shfaqur një video e re e zjarrit që shkrumboi pallatin te “Farmacia 10”. Siç duket në video, zjarri fillimisht djeg disa ambalazhe kartoni ngjitur me fasadën e pallatit.

Flakët fillimisht nisin në pjesën e poshtme të fasadës, para se të përfshijnë gjithë fasadën duke e shkrumbuar të gjithën.

Zjarri ka shkaktuar dëme ende të pallogaritshme financiare. Kompania “Arlis”, që ka ndërtuar pallatin ka nxjerrë një deklaratë sipas së cilës, kompania që ka sjellë materialet e fasadës, ka garantuar se ato ishin zjarrduruese.

Kryeministri Rama ka deklaruar se pallati do rindërtohet nga e para nga kompania “Arlis” ndërsa banorët do marrin bonus qiraje deri kur të përfundojë rindërtimi.

*Video Credit: Report TV