Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden jastëkë në breg të detit, kërkim nënujor për Emiliano Sala (FOTOT)


Disa jastëkë u gjetën në një plazh të Francës këtë të hënë, gjë që ka nxitur autoritetet të rinisin kërkimet për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala dhe pilotin e avionit.

“BBC”  shkruan se do të zhvillohet një kërkim nënujor për avionin e zhdukur një javë më parë, por për shkak të kushteve të motit, kërkimi nuk pritet të fillojë deri në fund të javës dhe do të zgjasë deri në tre ditë.

Autoritetet franceze kanë zbuluar disa jastëkë pranë Surtainville në gadishullin Cotentin të Francës, të hënën.

Fotot e pakonfirmuara ende, kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe besohet t’i përkasin avionit me të cilin po udhëtonte Sala.

Pas zbulimit të jastëkëve, u kryen vlerësime të detajuara të rrugës së fluturimit të avionit me të cilin udhëtonte Sala dhe pozicionit të fundit të njohur të radarit, gjë që identifikoi zonën e kërkimit.

Përmes ekipit të shpëtimit dhe operacioneve detare të Ministrisë së Mbrojtjes, një anije e veçantë është porositur të kërkojë në det.

Emiliano Sala u zhduk të hënën e 21 janarit, ndërsa po udhëtonte me avion nga Nantes në Cardiff. Zyrtarët e Guernsey e ndërprenë kërkimin për Sala-n duke thënë se kishte pak mundësi që ata që ndodheshin në bordin e avionit të zhdukur, të kishin mbijetuar.

Megjithatë, një fond prej më shumë se 290,000 eurosh u ngrit për të nisur një kërkim privat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *