Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë mes autostradës në Meksikë, 10 të vdekur dhe dy të plagosur (FOTOT)


Një përplasje me armë ka ndodhur në një autostradë në Meksikë ditën e djeshme. Mësohet se nga të shtënat me armë kanë humbur jetën dhjetë persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sikurse shkruajnë mediat ndërkombëtare, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në Shtetin e Guerrero-s, në një autostradë në qytetin e Paraiso de Tepila, mes dy grupeve rivale ende të paidentifikuara.

Policia ka shkuar në vendngjarje pas një telefonate dhe ka gjetur dy furgonë me 10 trupa të vdekur dhe plot me plumba.

Në vendin ku ka ndodhur përplasja, janë gjetur gjithashtu pistoleta dhe pushkë.

Sipas dëshmitarëve, dy persona të plagosur janë larguar nga vendngjarja, me shumë gjasa kanë shkuar për të marrë ndihmën e shpejtë. Gjendja e tyre nuk dihet.

Në fotografitë e publikuara nga policia, tregohen trupat e shtrirë në rrugë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *