Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Drejtori i Policisë u soll si stjuardesë me Balilin


Kreu i opozitws Lulzim Basha e ka cilwsuar dorwzimin nw polici tw Klement Balilit si njw trajtim tw pabarabartw nga ana e organeve ligj-zbatuese pasi drejtori i Policisë wshtw sjellw si stjuardesw.

“Kemi të bëjmë me një njeri i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, kemi të bëjmë me një njeri që ka qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve ndërkombëtare

Qytetarët që protestojnë i arrestojnë me maska, Balilin e trajtojnë si VIP me makinën e drejtorit të policisë, i cili është sjellë në këtë rast si një stjuardesë.

Për interesin e qytetarëve është thelbësore që kemi një shtet qesharak, ku trafikanti i drogës takohet me drejtorin e policisë dhe shoqërohet në Tiranë me makinën e drejtorit të policisë. Ç’punë ka drejtori i përgjithshëm i policisë?!

Kemi një shtet kriminal që keqtrajton qytetarët e thjeshtë që protestojnë për të drejtën e tyre kundër një afere korruptive që u kanë vënë traun tek shtëpia, duke i trajtuar si kriminelë dhe nga ana tjetër kemi një kriminel ndërkombëtar e trajtojnë si VIP.

Nuk ka dyshim që ishte vetëdorëzim sepse Klement Balili, njësoj si shumë persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mbështetje politike nga Edi Rama dhe qeveria e tij”-deklaroi Basha në Ora News.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *