Vendosni fjalën kyçe....

Trupat amerikane nisin largimin nga Siria


 

Trupat amerikane në Siri kanë nisur të kthehen në shtëpi. Lajmi konfirmohet nga një zëdhënës i ushtrisë amerikane, sipas të cilit, koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend.

Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes së kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse ai nuk dha detaje specifike.

“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri tha se, koalicioni ka nisur ta ulë praninë në Aeroportin “Rmeilan”, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar më 19 dhjetor se do të tërheqë rreth 2.000 trupat amerikane nga Siria, pasi sipas tij, i ashtuquajturi grup i Shtetit Islamik është mundur tashmë.

Njoftimi i tij i zuri të papërgatitur aleatët dhe është përballur me kritika edhe nga brenda administratës “Trump”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *