Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë transformatori elektrik tek “Bujqësori”, ishte brenda godinës (FOTOT)


Pak minuta më parë ka shpërthyer transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.  Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.

Fotot janë publikuar nga nga Kreshnik Çollaku i cili shprehet: “Shperthen Transformatori brenda Universitetit Bujqesor. Jashte cdo kriteri teknik transformatori eshte futur brenda godines se universitetit per shkak te mungeses se energjise elektrike. Mesjetë”.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *