Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Levan, rëndohet bilanci i viktimave dhe të plagosurëve


Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob raportohet se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.  Në këtë aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Fllimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë aksidentin e sapo ndodhur, por për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona duke rënduar kështu bilancin e të plagosurve.

Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.

Drejt vendit të aksidentit janë nisur 5 autoambulanca dhe po kryejnë transportin e të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Fierit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *