Vendosni fjalën kyçe....

Spostohet autobusi nga Lana, Veliaj: Pas ekspertizës do e rikthejmë aty ku ishte


Me kërkesë të Prokurorisë, autobusi urban i cili si pasojë e aksidentit u rrëzua në Lumin Lana është spostuar mbrëmjen e djeshme.

Autobusit do i bëhet ekspertiza e nevojshme për të mësuar më shumë rreth shkaqeve që bënë të dilte nga rruga.

Por sipas kryetarit të Bashkisë Tiranë, autobusi do rikthehet sërish në atë vend si instalacion.

Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren.

Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjave të mbarë!”-shkruan Veliaj.