Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në bankomat në Urën Vajgurore, grabiten paratë


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një banke në Urën Vajgurore.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë.

Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar, por autorët kanë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat.

Sakaq policia ka nisur hetimet ndërsa ka nisur puna për marrjen e gjurmëve të gishtave si dhe kqyrja e kamerave të sigurisë. Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar, por shqyrtimi i kamerave të sigurisë mund të ndihmojë në zbulimin e tyre.

Lajmi në përditësim…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *