Vendosni fjalën kyçe....

Kompozitori akuza RTSH-së: Po vjedh e po shet në “Amazon” krijimtarinë e artistëve shqiptarë


Kompozitori Miron Kotani ka denoncuar RTSH-në (Radio Televizionin Shqiptar) se po shkel haptazi të drejtën e autorit të artistëve shqiptarë duke shitur nëpërmjet AMAZON muzikën e lehtë shqiptare.

Ai u kërkon autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë për të ndalur abuzimin dhe vjedhjen supergjigante të RTS-së.

“Alarm! RTSH ( Radio Televizioni Publik Shqiptar) hedh ne tregun nderkombetar muziken e lehte shqiptare nepermjet AMAZON , duke shkelur haptazi ” te drejten e autorit” dhe duke harruar qe nuk eshte pronare e krijimtarise se kompozitoreve shqiptare.

Ajo e trajton kete ceshtje si prone te sajen duke e trajtuar ( shkateruar) arkiven e kompozitoreve shqiptare ne menyre abuzive e duke mos bere publik e transparence asnje kontrate dhe shumen e perfitimit kolosal ne daljen e arkivit te muzikes shqiptare nderkombtarisht. Autoret pergjegjes duhet te marrin pergjigjen e merituar dhe shteti duhet te nderhyje urgjent per te ndalur abuzimin dhe vjedhjen super gjigande te RTSH-se. E turpshme dhe sa e frikshme!!!” – shkruan Kotani në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *