Vendosni fjalën kyçe....

“Do i japim 4.5 miliardë dollarë në vit, Izraeli të mos shqetësohet” – Trump pas tërheqjes nga Siria


Donald Trump i ka thënë Benjamin Netanjahut se SHBA-ja po paguan miliarda dollarë në vit për sigurinë izraelite dhe se Tel Avivi nuk duhet të shqetësohet për humbjen e ndikimit të saj në rajon, pasi trupat amerikane të tërhiqen nga Siria.

“Unë fola me Bibin. I thashë Bibi, ti e di që ne i japim Izraelit 4.5 miliardë dollarë në vit. Dhe ata po bëjnë punë shumë të mirë për sa i përket vetëmbrojtjes”, u tha Trump gazetarëve teksa kthehej nga Iraku, ku ai bëri një vizitë të papritur tek ushtarët amerikanë të vendosur atje.

“Ne do të kujdesemi shumë për Izraelin. Izraeli do të jetë i sigurt”, shtoi presidenti i SHBA-së, duke iu përgjigjur një pyetjeje, se si tërheqja e trupave amerikane nga Siria do të ndikojë mbi Izraelin.

Izraeli, tashmë përfituesi më i madh i ndihmës së huaj amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore, mori gjatë presidencës së Barak Obamës, një paketë prej 38 miliardë dollarësh si ndihmë ushtarake për 10 vitet e ardhshme.