Vendosni fjalën kyçe....

Fituan kupën e Botës, madrilenët rrëmbejnë edhe shpërblimin e majmë


Lojtarët e Realit të Madridit do t’i kalojnë Krishtlindjet me një shpërblim të majmë për triumfin në Botërorin e Klubeve, që e fituan për herë të tretë radhazi.

Sipas “AS”, secili futbollist i klubit madrilen ka marrë 100 000 euro për këtë titull, ndërsa klubi ka marrë nga FIFA 4,2 milionë euro.

Pra, për dy ndeshje ndaj dy kundërshtarëve modestë (Reali mundi 3-1 Kashimën në gjysmëfinale dhe 4-1 Al Ain në finale), futbollistët “futën në xhep” nga 100 000 euro.

Gjithsesi, ky shpërblim është “modest” kur krahasohet me shpërblimet që marrin lojtarët e Realit për trofetë e rëndësishëm. Për fitoren e Champions League, lojtarët e klubit madrilen morën nga 300 000 euro për kokë, ndërsa kur fituan Champions dhe kampionat në të njëjtin sezon morën nga 1,5 milionë euro për kokë.