Vendosni fjalën kyçe....

Makina me 5 mësues përplaset me pemën, humb jetën arsimtarja 48-vjeçare


Një mësuese ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në fshatin Arrëz të Devollit.

Aksidenti ka ndodhur teksa 5 mësuesit e shkollës po shkonin në vendin e punës kur mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Mësohet se mësuesja që ka humbur jetën është 48-vjeçarja Luiza Dule.

Rruga që lidh Devollin me fshatin Arrëz është e prishur dhe udhëtimi nëpërmjet saj është mjaft i rrezikshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *