Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ligji i arsimit të lartë korruptiv dhe klientelist


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur lidhur me ngjarjet më të fundit politike ku u ndal te protesta studentore, ku theksoi se Ligji për Arsimin e lartë sështë ligj klientelist duke premtuar anulimin e tij me ardhjen në pushtet.

“Protesta e studentëve është një protestë e drejtë, ajo vjen si rezultat  i degjenerimit të lartë. Përgjegjësinë e ka një dhe vetëm një njeri, vetëm Edi Rama. Ne e kundërshtuam këtë ligj me të gjitha format. Ne do të anulojmë këtë ligj që në ditën e parë kur të vijmë në pushtet. Rama harxhon më shumë për luksin në Kryeministrisë se sa harxhon për shkollat dhe kopshtet. Në kemi sot arsimin me të shtrenjtë në Evropë, dhe kemi arsimin me cilësi më të ulët në botë.  Ligji i arsimit të lartë, ësthë korruptiv dhe klientetlist“ deklaroi Basha në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo në Report Tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *