Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi i autobusit ndalon në mes të rrugës për të shtrënguar duart me studentët (VIDEO)


Kjo padyshim mund të quhet videoja e ditës. Edhe pse studentët kanë vështirësuar qarkullimin, shoferët e makinave u kanë rënë borisë jo për t’u ankuar, por për t’i përshëndetur dhe për t’u dhënë kurajo për qëndresën e tyre.

Madje shoferi i një autobusi përveçs përshëndetjes me bori, ka ndaluar në rrugë dhe ka shtërnguar duart me të rinjtë si një shenjë solidarizimi.

Studentët protestues padyshim kanë fituar simpatinë dhe mbështetjen e qytetarëve. Jo më larg se dje kujtojmë rastin e një zonje, e cila u solli ushqim të rinjve që protestonin nga mëngjesi deri pasdite vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *