Vendosni fjalën kyçe....

Basha firmos marrëveshjen me shoqatën e fasonëve: Paga minimale në fund të mandatit do jetë 400 euro


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur këtë paradite një marrëveshje me shoqatën e bashkuar të fasonëve.

Gjatë fjalës së tij, Basha e ka konsideruar këtë marrëveshje si njё garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale.

Sipas tij, edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.

“Këtu jemi mbledhur pёr tё formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë tё bashkuar, tё fasonerisё dhe Partinё Demokratike dhe Aleancën pёr Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe pёr tё marrё angazhimet e planit tonё ekonomik qё kanё tё bёjnё me tё gjithё sipërmarrjen dhe pёr t’i kthyer ato nё angazhime konkrete, nё njё kontratë tё nënshkruar nga tё dyja palët. Si njё garanci shtesë por edhe si njё tregues se këtu vijmë pas njё pune disa vjeçare, pasi i kemi bёrё diagnozën e vërtet tё problemit, kemi parё potencialin pёr ta shёruar jo vetёm kaq por pёr ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale tё cilat do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon.

Tё cilat do tё bёjnё tё mundur tё krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me tё cilin ne tё krenohemi nё Europë. Tё cilat tё bёjnё tё mundur mos tё quheni mё fason por ato qё jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik ёshtё t’i japim fund tranzicionit, pёr ju fundi i tranzicionit ёshtё qё tё mos flasim mё pёr fasonerinё shqiptare por pёr manifakturën shqiptare. Deri mё sot ja keni dal jo vetёm pa ndihmën e qeverisё por me qeverinë kundër. Ndryshimi nё 25 prill ёshtё qё do tё keni njё qeveri me tё cilin ndajmë tё njëjtin interes, sigurisht nga pozita tё ndryshme.

Interesi juaj ёshtё tё rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime tё pambajtura nga rritja e çmimit tё energjisë, rritja e çmimit tё karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare nё mënyrë qё jo vetёm mos tё falimentoni e tё mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj dhe kjo ka sjellë dërgimin në shtëpi të qindra nënave, grave, kryefamiljarëve por, pra jo vetë të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”. Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një.

Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro.

Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM.

Dhe ju e dini fare mirë se rritja e pagave me VKM e janarit nuk është gjë tjetër veç se një kopje e keqe e një pjese të programit tonë që qeveria e tetë viteve të dështimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund të rriten pagat me urdhër, pagat i rrit ekonomia që rritet. Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta. Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25.”– tha Basha.

Ai theksoi se priroritet për Partinë Demokratike është që të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe të ulet çmimi i naftës, me heqjen e taksës aktuale e cila është 240 lekë për litër.

Kryedemokrati u bëri thirrje sipërmarrësve që të votojnë për të më 25 Prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *