Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Pezullimi i punimeve manovër e ARRSH-së, Rama, Veliaj e Qendro të hetohen menjëherë


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thënë se bllokimi i punimeve te Unaza e Re është manovër e Autoritetit Rrugor Shqiptar ndërsa i kërkon prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për falsifikimin e dokumenteve.

Ai shkruan se dokumentet duhet të sekuestrohen menjëherë dhe se hetimet duhet të përfshijnë edhe kompanitë Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest, që janë autorët dhe përfituesit e kësaj megavjedhjeje.

 “Vendimi i sotëm i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria. Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.

Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje.” – shkruan deputeti Shehaj në faqen e tij në “Facebook”.