Vendosni fjalën kyçe....

“Kryeministër inkuizitor, sistemi feudal universitar duhet shembur” – Vasili


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili, mbështet protestën e studentëve.

Ai ka deklaruar se kryeministi Rama u ka mbyllur dyert e universitetit studentëve me taksa dhe pagesa mesjetarem, duke i detyruar ata që të largohen nga auditoret.

Ai bën thirrje që ky sistem feudal universitar të shembet dhe të hapen dyert për mijëra të rinj të zgjuar.

“Kryeministri ju mbyll studenteve dyert e universitetit. Kryeminister inkuizitor. Me taksa dhe pagesa mesjetare po i perze studentet nga auditoret. Djersa dhe mundi i prinderve te varfer dhe te papune grabitet nga kryeministri dhe klientet e tij ne universitete me taksa dhe pagesa absurde.

Ky sistem feudal universitar duhet shembur dhe dyert e universiteteve duhen hapur per mijra e mijra te rinj te zgjuar,te talentuar qe jane shpresa dhe e ardhmja e ketij vendi. Universitetet jane te studenteve dhe jo te qeverise.” – shkruan Vasili në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *