Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 5 ish zyrtarë të hipotekës në Korçë


5 ish zyrtarë të ZVRPP- në Korcë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se merrin para për rregjistrimin e pronave.

Në pranga kanë rënë L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).

E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)

A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.

E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,

A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *