Vendosni fjalën kyçe....

“5 shpifjet e Ramës për tarifat e universiteteve”


Në lidhje me protestëm e sotme të studentëve ka reaguar së fundmi edhe deputeti i PD-së Luçiano Boçi. Boçi shprehet se Rama na ka thënë 5 shpifje përsa i përket tarifave të universiteteve.

Reagimi i Boçit:

5 THJESHT-SHPIFJET E RAMËS

Rama na paska pretenduar 5 “të vërteta” të thjeshta që sipas tij rrëzojnë protestën legjitime të studentëve.
Këto realisht nuk janë aspak të vërteta, por shpifje.

Le t’i marrim me rradhë.
Rama shpif keq, kur thotë se:

1 – Tarifat s’i përcakton Ministria po Universiteti.
Por Ligji i Ramës, për Arsimin e lartë në nenin 7, pika f, përcakton saktë, se:
MINISTRIA I PROPOZON KËSHILLIT TË MINISTRAVE KUFIRIN MAKSIMAL TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT. (foto 1)
Vetë VKM-ja e Ramës, nr 288, dt 215.2018 e kontestuar pikërisht për këtë arsye nga studentët, përcakton këtë kufi.
Pra Rama shpif për Ramën. Rama ka pasur të gjithë hapësirën ligjore për mos ta rritur tarifën.

2 – Asnjë tarifë nuk është rritur nga 2014.
Shpifja këtu është e bukur, sepse Rama i referohet vetes, pra 2014-s.
Por ja ç’thotë OPEN DATA që i referohet Ministrisë, duke krahasuar tarifat midis 2010-2011 dhe 2015-2016:
TARIFAT POTHUAJ JANË DYFISHUAR. Tabela flet qartë (foto 2).

3 – VKM për tarifën e mbetësve – vazhdon shpif Rama – është kërkuar nga universitetet.
Por ligji në nenin 6 dhe 98, përcakton qartë cilat janë LLOJET E DETYRIMET PËR TARIFAT QË PAGUAN STUDENTI, plus ato të shërbimit nga IAL.
TARIFA E SHKOLLIMIT PËR KREDIT (E MBETËSVE) NUK EKZISTON NË LIGJ E NUK ËSHTË AS TARIFË SHËRBIMI. Edhe sikur të ekzistonte, nuk do kishte nevojë fare për një VKM. (foto 3, 4, 5)

4 – Efekti i VKM nis vitin tjetër – shpifja e shëmtuar e Ramës.
VKM NR. 288, KA HYRË NË FUQI 15 DITË PAS BOTIMIT NË FLETOREN ZYRTARE, në Maj 2018 dhe provimet e mbartura për përsëritësit janë tani afër, në Janar-Shkurt 2019. (foto 5)

5 – Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.
Kjo është shpifje nga frika e hutimi, sepse:
VKM-në SI AKT LIGJOR DUHET DHE MUND TA RISHIKOJË VETËM AUTORI RAMË. Universiteti vetëm e zbaton.

Hajt e mos e quaj pastaj Kryeministrin shpifës me patentë!!!!?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *