Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit bllokojnë rrugën: Ky është genocid, banesat s’i lëshojmë


Ashtu siç kishin paralajmëruar banorët e Bregut të Lumit po zhvillojnë një protestë kundër prishjes së banesave të tyre.

Qindra banorë që preken nga prishja e 46 banesave kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë nga qeveria që të dëmshpërblehen pasi nuk kanë ku t’i çojnë famljet e tyre.

Ata kanë deklaruar se nuk do tërhiqen ndërsa i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të zbatojë të njëjtën gjë siç ka ndodhur me banesat që janë prishur në dy segmentet e para.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike, Tabaku e Strazimiri, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për banorët e Bregut të Lumit.

Ndërsa kanë deklaruar se do i mbrojnë banesat e qytetarëve deri në fund, duke ndjekur të gjitha rrugët.

Banorët e Bregut të Lumit kanë disa ditë që protestojnë bashkë me banorët e Unazës së Re, të cilët kërcënohen gjithashtu nga prishja e banesave të tyre.