Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Ndihma ekonomike do të shkojë deri në 80 mijë lekë të vjetra


Në një konferencë për mediat ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar se buxheti i vitit 2019 do sjellë ndryshime pozitive dhe në interes të qytetarëve. Ahmetaj foli edhe për rritjen e ndihmës ekonomike dhe deklaroi se do të shkojë deri në 80 mijë lekë të vjetra. 

 

“Po i referohemi gjithmonë raportit të Bankës Botërore. Buxheti ashtu si buxhetet e fundit është fokusuar tek politikat sociale. Diçka më shumë se 50 për qind shkon tek paketa sociale, ndërsa nuk duhet të harrojmë një gjë e cila është futja në ribursimin e shqiptarëve, rreth 6oo mijë shqiptarë me ribursim.

Do vijojmë të rrisim mbështetjen e përfitimit, për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja e mbështetjes shkon maksimale në 80 mijë lekë të vjetra. Patjetër që është e pamjaftueshme, skema e ndihmës është kalimtare. Mos harroni se dikur në 2012 në vitin e gropës më të thellë të varfërisë kjo shkonte në 60 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *