Vendosni fjalën kyçe....

Kontrolle në dyqane e tregje, policia nis sekuestrimin e fishekzjarreve


Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle nëpër dyqane dhe tregje që shesin lëndë plasëse dhe piroteknike. Ata kanë sekuestruar dy subjekte që shisnin dhe kanë çuar për ndjekje penale 2 tregtarë.

Sipas policisë, 58-vjeçari, Xh.Rr dhe 44-vjeçari D.K., i shisnin materialet e lartpërmendura në kundërshtim me kushtet dhe magazinimin e materialeve piroteknike.

“Policia e Tiranës plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike. Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen produkte piroteknike.

Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *