Vendosni fjalën kyçe....

FSHF largon trajnerët e moshave, qëndron Bushi ikën Bogdani, vjen Nevil Dede


Federata Shqiptare e Futbollit vendos të ndryshojë shumicën prej trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave.

Duket se ndër të vetmit të mbijetuar ka qenë trajneri i ekipit kombëtar U21, Alban Bushi, ndërsa për ekipet e tjera të moshave ka pasur një ndryshim.

Kështu Erjon Bogdani largohet nga ekipi U19 për të zëvendësuar nga Nevil Dede. Xhemal Mustedanagiç është larguar si trajner i kombëtares U17, i cili ka marrë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare. Në vendin e tij është emëruar Elvin Beqiri, ndërsa Armand Damo ka marrë drejtimin e ekipit U15.

Në këtë mënyrë janë ndryshuar të gjithë trajnerët dhe arsyeja ka qenë “rezultatet jo të mira”.

Trajnerët e sapoemëruar do të jenë me kohë të plotë dhe do të kenë si kusht, për shtyrjen e kontratës së tyre në vazhdimësi, kualifikimin në aktivitetet përkatëse.

Ende nuk dihen detaje të tjera, pasi prezantimi i tyre do të bëhet ditën e nesërme nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të mësohet më tepër rreth objektivave dhe ndryshimeve që do të bëhen.