Vendosni fjalën kyçe....

Pas Unazës së Re, Rama e Veliaj nxjerrin në rrugë të madhe banorët e Bregut të Lumit


Banorët e Bregut të Lumit, që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, janë lajmëruar ditën e djeshme gojarisht se duhet të lirojnë banesat brenda 10 ditësh.

Njoftimi është bërë nga inxhinieri i kompanisë private që ben zbatimin e projektit, i cili ka vajtur në një lokal në lagje dhe ka dorëzuar një me më shumë se 40 banesa që prishen.

Ata janë në pjesën e fundit të Bulevardit të Ri dhe ashtu si në rastin e banorëve të Unazës së Re, do u prishet banesa.

Ndërkohë që të gjithë banorët që deri tani janë prekur nga Bulevardi i Ri janë dëmshpëblyer, në rastin e banorëve që janë në pjesën e fundit të tij nuk ka asnjë dëmshpërblim.

Duket se Veliaj kërkon të përfitoë nga rrëmuja dhe zhurma e banorëve të Unazës së Re, ku është e gjithë vëmendja për të prishur dhjetëra banesa në pjesën e fundit të Bulevardit të Ri pa u dhënë asgjë dhe duke i nxjerrë në rrugë të madhe.

Njoftimi banorëve iu është bërë nga inxhinieri i kompanisë që kryen punimet ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë dokument për prishjen e këtyre banesave dhe as për mënyrën sesi do trajtohen banorët të cilëve u shembet banesa nga projekti. /Hashtag.al