Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Khashoggi-t, CIA fajëson princin saudit


CIA ka arritur në përfundimin se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Burime pranë agjencisë në fjalë kanë dhënë një vlerësim të detajuar të provave që zotërojnë deri më tani. Kjo akuzë e rëndë nuk është pranuar nga Arabia Saudite.    

Arabia Saudite e ka hedhur poshtë pretendimin si fals, e ka këmbëngulur se princi i kurorës nuk dinte asgjë mbi planet për vrasjen e gazetarit. Khashoggi u vra brenda Konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor, por trupi i tij nuk është gjetur ende. Turqia, nga ana e saj, këmbëngul se urdhri ka ardhur nga nivelet më të larta.

“Washington Post”, për të cilën ka punuar edhe Khashoggi, thotë se vlerësimi i CIA-s është bazuar pjesërisht në telefonatën e bërë nga vëllai i princit të kurorës, princi Khaled bin Salman, i cili është ambasador i sauditëve në Shtetet e Bashkuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *