Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Gruevski me largimin nga Maqedonia pranoi fajësinë


Gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për largimin e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski drejt Hungarisë, pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg në vendin e tij për shpërdorim detyre.

Kreu i shtetit, edhe pse ishte i rezervuar në komentet për këtë çështje, tha se në një farë mënyrë ish kryeministri i Maqedonisë ka pranuar fajësinë me largimin nga vendi.

Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë në njëfarë mënyre, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”- tha Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *