Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet letra e Lleshit drejtuar Metës: Heq dorë nga karriera ushtarake


 Kryeministri Rama ka publikuar letrën që zv.ministri Sandër Lleshi ia ka dërguar presidentit Meta.

Lleshi i kërkon kreut të shtetit që ta ç’dekretojë si Gjeneral aktiv pasi ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake dhe të pranojë propozimin e kryeministrit Rama për të qenë ministër i Brendshëm.

Lleshi shkruan se shpreson që Meta ta dekretojë si ministër, që është interesa madhor në këtë moment të cilin e quan si historik.

Ndërkohë Rama në statusin e tij në “Twitter”, shkruan se presidenti Meta është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe ta mbyllë procesin e dekretimit të Lleshit, siç e kërkon Kushtetuta.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë.” – shkruan Rama në “Twitter”.