Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Të gjitha pagat të taksohen


Qeveria Rama ka kërkuar të taksohen pagat. Ditën e sotme Arben Ahmetaj, ministri i Financave deklaroi se mund të dilet me një propozim për uljen e pragut të patatueshëm. Nëse zbatohet kjo formulë, atëherë ulja e pragut do të përfshinte të gjithë punëmarrësit në vend, do taksohen të gjitha pagat. 

“Tatimin për të ardhurat personale do ta diskutojmë kur të vijmë nen për nen, besoj unë që janë 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuojnë fiskalisht përmes tatimit mbi të ardhurat personale, besoj që mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 300 ta çojmë 100, apo t’i fusim në sistem në taksë 1,5% të gjithë.

Unë e kam bërë një propozim, besoj që do të diskutohet në të ardhmen që t’i fusim të gjithë kontribues me 1,5% të ardhurash personale dhe bëjmë gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal”, u shpreh Ahmetaj.Sipas formulës së taksës progresive që është në fuqi, pagat deri 30 mijë lekë dhe gjithë pagat e tjera deri në këtë shumë nuk tatohen. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *