Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Mashtrimi me Borxhin Publik, krim i rëndë shtetëror, boll heshti Prokuroria


Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qeverisë Rama lidhur me borxhin publik që sipas KLSH-së është më i lartë nga sa e paraqet Ministria e Financave.

Vasili thotë se ky është një krim shumë i rëndë shtetëror, ndërsa kërkon nga Prokuroria që të në krah të ligjit.

“Mashtrimi me Borxhin Publik, krim shume i rende shteteror i qeverise, prokuroria boll heshti.

Qeveria ka mashtruar haptas shqiptaret per borxhin publik duke e fshehur dhe duke e paraqitur ate me te ulet.
Denoncimi per kete mashtrim te permasave kolosale eshte bere nga nje institucion kushtetues si Kontrolli i Larte i Shtetit.
Qeveria po zhvillon qartesisht nje strategji te mbytjes se vendit me borxhe me pasoje kolapsin dhe katastrofen ekonomike.
FMN eshte shprehur qarte lidhur me kete duke denoncuar edhe ajo fshehjen e borxhit real nga qeveria dhe duke kerkuar te ndalen koncesionet shkaterrimtare.
Situata po rendohet pa kthim.
Qeveria po ecen ne kete rruge sepse kjo garanton interesat e saj personale dhe ne momentin e katastrofes do te kemi nje ekonomi te rrenuar dhe shqiptaret ne skamje dhe nje grusht rilindasish qe do te largohen me vrap nga vendi me hejbet te mbushura plot me para’.
Sot Prokuroria shqiptare eshte perpara momentit delikat me te madh te saj pasi zgjedhjet jane vetem dy: ose do te vendoset ne krahun e ligjit dhe me shqiptaret ose do te vendoset ne krahun e fshehjes se krimit shteteror dhe kunder shqiptareve.”, shkruan Vasili.

Por sipas Vasilit, Prokuroria deri më tani ka treguar se është kundër ligjit dhe popullit, duke lënë të kuptohet se nuk ka besim tek organi i akuzës që do ta trajtojë këtë çështje.

“Deri tani me mosveprimet e saj per hetimin e krimit shteteror te mashtrimit te qeverise me borxhin publik,te denoncuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, Prokuroria eshte vendosur kunder ligjit dhe kunder popullit.
Cdo minute kalon, ben qe kjo afere shkaterrimtare per vendin, e nje grupi aventurieresh qe ka rrembyer qeverisjen dhe po shqyen financat si ne nje gosti bishash,te kthehet ne ne nje tragjedi financiare,qe do te zgjatet per dekada te tera.
Prokuroria sot eshte perpara proves me te forte te saj.
Populli as nuk do te fale dhe as nuk do te harroje asnje, qe i shperdoroi detyren ne dem te tij.”, shkruan më tej Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *