Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton bën shaka raciste: Ata duken të gjithë njëlloj (VIDEO)


Ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton, ka zemëruar rrjetin dhe republikanët, për shkak të një shakaje raciste që bëri live në televizion.

Gjatë një interviste me gazetaren Kara Sëisher, të faqes së lajmeve të teknologjisë “Recode”, Clinot tha se afrikano-amerikanët dukeshin të gjithë njëlloj.

Intervistuesja e pyeti Clinton-in për politikanin me ngjyrë, Eric Holder, por në vend të tij përmendi emrin e politikanit tjetër me ngjyrë, Cory Booker .

Në një përpjekje për të bërë shaka, Clinton tha: “Unë e di që të gjithë ata duken njësoj”. Pastaj Hillary Clinton qesh me komentin e saj, që shumë shpejt në rrjet u konsiderua si racist.

Demokratët shpesh herë e kanë akuzuar presidentin Donald Trump, duke u kapur me fjalët e tij, për racizëm. Duke nisur nga “zhurmat e qenve” dhe “fjalët me kode” që në njëfarë mënyre deri më tani vetëm demokratët i kuptojnë. Por deklarata e Clinton nga demokratët u konsiderua thjesht si një shaka me edukatë, pasi demokratët “e respektojnë diversitetin”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *