Vendosni fjalën kyçe....

Sherr midis të rinjve në Cërrik, mbeten të plagosur dy persona


Pesë të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Cërrikut para një supermaketi ditën e sotme dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë.

Policia bën të ditur se dy të personat e përshirë në këtë ngjarje dhe që kanë mbetur të plagosur janë dy vëllezërit, E.B. N.B, të cilët janë konfliktuar me shtetasit N.Ç , S.S, E.B.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa nga spitali i Elbasanit, ku ndodhen dy të plagosur, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar menjëherë njërin nga personat e dyshuar si autor të ngjarjes, shtetasin N.Ç, 28 vjeç., ndërsa po punohet për arrestimin dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *