Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Ministria e Jashtme Shqiptare: Keqardhje për politizimin nga shteti fqinj për ngjarjen në Bularat


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar nëprmjet një deklarate për shtyp lidhur me ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë si pasojë e përplasjem e policinë shtetasi Kostandinos Kaçifa ku e shprehu keqardhjen për politizimin nga autoritetet helene në reagimin e tyre.

MEPJ ka sqaruar se rrethanat e humbjes së jetës së shtetasit Kaçifa janë bërë të ditura dhe se kjo ngjarje është rast flagrant i agresionit ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Reagimi i MEPJ-së:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *