Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për përgjimet: Problemi nuk është te Niçja dhe Dako por te Edi Rama


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas publikimit të përgjimit të Vangjush Dakos me një anëtar të bandës së Shijakut.

Kryemadhi tha se Altin Avdyli, Niçja, dhe Vangjush Dako bëjnë çfarë i thotë Rama dhe se problemi është tek kryeministri dhe jo tek “shërbëtorët” e tij.

“Po Niçja i madh Edi Rama është, kush është. Mua më vjen shumë keq që në fakt kemi hyrë të gjithë në këtë debatin e përgjimeve, na ka bërë një sëmundje e tillë, por gjithë problemi qëndron tek koka e tyre, se çfarë ka Niçja apo Vangjushi, Niçja dhe Vangjushi kanë bërë ato që i ka thënë Niçja i madh. Kështu që kjo është një histori shumë e thjeshtë. Megjithatë këto dokumentacionet që keni nxjerrë ju sot caktojnë edhe një herë ulërimën e opozitës për sa i përket blerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017 dhe absolutisht më në fund një pjesë e madhe e shqiptarëve e kuptojnë. Por tashmë nuk mund ta fshehin dot, ashtu sikurse kanë mbyllur sytë dhe veshët ambasadorët kur kanë qenë vetë prezent në proceset zgjedhore dhe kanë parë sesi shqiptarët rrinin si tufa bagëtish para qendrave të votimit dhe prisnin paratë që t’i merrnin për të votuar”- u shpreh Kryemadhi.

Dokumentat që keni nxjerrë ju sot, faktojnë ulërimën e opozitës për blerjen e votave në vitin 2017 .

Shqitparët e kuptojnë. Siç kanë mbyllur sytë dhe veshët ambasadorët, që kanë parë si rrinin qytetarët si dele dhe prisnin të merrnin lekët për të votuar.

Prokuroria mund ti kapte në flagrancë, por se ka bërë. Shohim një aksion të realizuar. Sic arrestohet Cuko sepse ka folur shoferi për transferim, apo qiradhënësit e laboratorit në Has. Laboratori i Hasit, tregon se tashmë jemi zgjeruar tek heroina dhe opiumi nga kanabisi.”- u shpreh Kryemadhi në emisionin “Të Paekspozuarit në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *