Vendosni fjalën kyçe....

‘Luftë’ për një foto me princin saudit, 2 javë pas vrasjes së gazetarit (Video)


Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, është detyruar të largohet nga një dhomë plot me pjesëmarrës në forumin e tij të investimeve, pasi ai u rrethua nga të pranishmit, që po përpiqeshin të bënin fotografi me të.

Popullariteti i Mohammad bin Salman, nuk duket se është ulur nga akuzat se është ai përgjegjës për vrasjen e gazetarit disident arabo-saudit, Jamal Khashoggi.

Ai u fut mes turmës dhe të gjithë rendën të shkrepin selfie me princin. Në video tregohet sesi të ftuarit në forum, sauditë dhe të huaj teksa rrëmbejnë telefonat dhe bëjnë ‘luftë’ për të bërë një foto me Mohammad bin Salman.

Dëshira për foto gati shkaktoi rrëmujë dhe kjo u duk sikur kërcënoi sigurinë e Salman dhe e detyroi atë të largohej me shpejtësi nga salla.

Gazetari Jamal Khashoggi u vra para rreth 2 javësh në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

Pas mohimit, qeveria saudite u detyrua të pranojë se ai iushte vrarë duke thënë si arsyetim një sherr që kishte nisur brenda konsullatës dhe që kishte çuar në vrasjen e Khashoggit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *