Vendosni fjalën kyçe....

‘Kemi ca drejtorë legena’, Rama mbledh Kryesinë e PS-së pas arrestimit të Ndokës dhe Çukos


 

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje, Rama pritet të diskutojë me socialistët lidhur me emërimet e drejtorëve rajonalë dhe mënyrën se si ata e kanë kryer detyrën.

Pas arrestimeve të djeshme, kryeministri u ka kërkuar deputetëve që sesili prej tyre të identifikojë identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve. 

“Kemi ca drejtorë legena, që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, janë fjalët me të cilat u shpreh Rama ditën e djeshme, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS-së.

Megjithatë, pas arrestimeve të Arben Çukos dhe Arben Ndokës, Rama u distancua duke thënë se para drejtësisë të gjithë janë njëlloj.

 “Keqardhje për A.Çukon, po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një”, ishin fjalët e Ramës, pas arrestimit të Çukos nën akuzën për korrupsion pasiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *