Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid humbet sërish, merr vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit


Real Madrid ka humbur sërish. Skuadra e Julen Lopetegui që rrezikon shkarkimin humbi në shtëpi 2 – 1 me Levante takimin e javës së nëntë të La Liga i luajtur të shtunën.

Edhe pse skuadra rrezikoi ajo nuk mundit të arrinte fitoren. Në këtë sfidë ishte përcaktues edhe sistemi VAR, që vendosi një penallti për Levante dhe anuloi një gol të Real Madrid në pjesën e parë. Sfida u zgjidh që në minutat e para.

Jose Luis Morales dhe Roger Marti realizuan në minutën e 6’dhe të 13’ për Levante. Përpjekjet e madrilëneve u konkretizuan në të 72’, por goli i Marcelo nuk mjaftoi.

Skuadra e Real Madrid është në krizë të plotë pasi në 4 ndeshjet e fundit në La Liga ka marrë vetëm 1 pikë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *