Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë në Elbasan, plagoset një 23-vjeçar


Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.  

Mësohet se dy makina në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr ndaj njëra tjetrës, ku për pasojë një i ri ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

I plagosuri është identifikuar si një 23-vjeçar me inicialet K.P., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka nisur hetimet mirëpo deri më tani nuk dihen ende rrethanat e konfliktit që çoi në përplasjen e dy grupeve.

“Rreth orës 01:15, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *