Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i ‘Microsoft’, Paul Allen


Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i ‘Microsoft’ Paul Allen, pas një sëmundje të rëndë. Sipas ‘CNBC’, Allen ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare pas komplikacioneve nga një formë e kancerit limfoma jo-Hodgkin, në shtëpinë e tij në Seattle.

Lajmi u bë i ditur nga kompania tjetër e themeluar prej tij, Vulcan. Motra e Allenit, Jody, tha se ishte “një individ i shquar në çdo nivel”.

“Ndërsa shumica e njihnin Paul Allen si teknolog dhe filantrop, për ne ai ishte një vëlla dhe xhaxha shumë i dashur, një mik i jashtëzakonshëm. Familja dhe miqtë ishin me fat të përjetonin  mendjen, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e thellë të tij”, tha ajo në një deklaratë.

“Pavarësisht axhendës së tij të zënë, gjithmonë ka gjetur kohë për familjen dhe miqtë. Në këtë kohë të humbjes dhe pikëllimit për ne – dhe për shumë të tjerë – ne i jemi thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe shqetësimin që ai tregoi çdo ditë.”, vazhdon më tej motra e Allen.

Allen renditet ndër individët më të pasur në botë. Të hënën pasdite, ai u rendit i 44 në listën e miliarderëve të ‘Forbes’ në 2018, me një vlerë neto të llogaritur prej më shumë se 20 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *