Vendosni fjalën kyçe....

Humbja ndaj Izraelit, Panucci: Ne u bëmë dy dhurata dhe ata fituan


Pas huimbjes me Izraelin trajneri i kombëtares Panucci u detyrua sërish të justifikojë këtë rezultat. Panucci është shprehur se fiton ai që shënon edhe pse skuadra tjetër mund të ketë dominuar në fushë. 

“Nuk mund të pranoj një rezultat ku patëm 7 raste shënimi, dominuam lojën dhe me një rivënie të portierit dhe një autogol ne humbasim ndeshjen 2 – 0. Po t’ia tregosh dikujt do t’i vijë për të qeshur. Por në futboll fiton ai që shënon. Ne u bëmë dy dhurata dhe ata fituan.”, u shpreh ai. 

Ndërsa futbollisti Elseid Hysaj u shpreh: “Patëm shumë raste por nuk shënuam. Duhet të tregohemi më të kujdesshëm si rastin e golit të parë dhe të mos pësojmë gola të tillë.”

Hysaj nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e fundit me Skocinë për shkak kartonësh. Shqipëria pas 3 takimeve në Ligën e Kombeve është e fundit në Grupin 1 të Divizionit C me vetëm 3 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *