Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë zgjidhet një afrikano-amerikan në krye të Forcave Ajrore në SHBA


Senati amerikan ka konfirmuar, afrikano-amerikanin e parë, që do të udhëheqë një prej shërbimeve ushtarake shtetërore, duke shënuar një moment historik për forcat e armatosura.

CNN shkruan se gjenerali Charles Brown Jr u miratua me 98 vota pro dhe asnjë kundër.

Brown është nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në muajin mars.

Ky votim ka ardhur në një kohë kur kombi amerikan është duke u përballur me protesta kundër pabarazisë racore, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

Disa ditë para votimit të tij, Brown, publikoi një video prekëse ku fliste plot emocion për shumë afrikano-amerikanë që kanë pësuar të njëjtin fat si George Floyd. Ai përshkroi se ishte një nga të vetmit afrikano-amerikanë në shkollën e tij, i vetmi amerikan afrikan në togën e tij, dhe më vonë, në udhëheqje.

Presidenti Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke e konsideruar një ditë historike për Amerikën, emërimin e gjeneralit.

“Vendimi im për të emëruar gjeneralin Charles Broën si afrikano-amerikanin e parë në pozitën e shefit të shërbimit ushtarak, tani është miratuar nga Senati. Ditë historike për Amerikën! I gëzuar që do të punojë ngushtë me gjeneralin Brown, i cili është patriot dhe lider i mrekullueshëm”, shkruan Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *