Vendosni fjalën kyçe....

Nuk u llogaritën 8 viktimat e Selenicës në statistika, si justifikohet Ministria e Brendshme


Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me publikimin e statistikave mbi numrin e vrasjeve në vend, në veçanti në qarkun e Vlorës, ku thuhet që ka patur 6 vrasje, ndërkohë që vetëm numri i viktimave nga masakra në Selenicë ishte tetë.

Në postimin e bërë në rrjetin social ‘ Facebook’, Ministria e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i kthen përgjigje një qytetari që i kërkon llogari se përse numri i viktimave në selenicë nuk është përfshirë. Sipas ministrisë, statistikat përfshijnë vetëm numrin e krimeve dhe jo të viktimave nga ngjarja.

“Pershendetje, nje sqarim te shkurter: Statistikat krahasuese perfshijne vepren penale ‘vrajse me dashje’ dhe jo numrin e viktimave ne ngjarje. Ju faleminderit!”, thuhet në replikë.

Ditën e djeshme ministria e Brendshme, iu përgjigjej akuzave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për rritjen e kriminalitetit në vend, duke publikuar një grafik krahasues për vrasjet e ndodhura për periudhën Janar-Shtator 2018, sipas të cilit rezultonte ulje e numrit të vrasjeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *