Një sasi prej 300 kilogramësh kanabis është kapur sot në brigjet e Italisë.
Sasia e drogës me vlerë 3 milionë euro u kap nga policia italiane pranë Leçes.
Media italiane raportojnë, në pranga kanë përfunduar 2 shqiptarë, të cilët drejtonin mjetin lundrues.
Kjo është sasia e dytë e madhe e drogës që zbarkon në Itali nga brigjet shqiptare, pas 500 kilogramëve që u kapën para pak ditësh në Salento, pranë Brindizit.
Pas bllokimit të mjetit, punonjësit e Guardia di Finanza-s bënë një kontroll të imtësishëm duke zbuluar një dysheme të dyfishtë ku ishte fshehur lënda narkotike.
Që prej fillimit të vitit, në brigjet puljeze janë sekuestruar rreth 17 tonë drogë ndërsa janë arrestuar 42 persona. /Hashtag.al